GRUPI EKSTREMIST BOKO HARAM, KA EKZEKUTUAR MË SHUMË SE 40 PERSONA. Dita e zgjedhjeve presidenciale në Nigeri u zhvillua mes sulmesh të përgjakshme. Të paktën 41 persona humbën jetën, si pasojë e përshkallëzimit të dhunës nga militantët e Boko Haram.

 Qendrat e votimit ishin objektivat e sulmeve, të cilat përveç se morën jetë njerëzish shkatërruan edhe procesin e zgjedhjeve. Militantët nisën fillimisht sulmin në fshatin Buratai, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin në shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër e atyre që u ekzekutuan gjakftohtësisht ishin vëzhgues të procesit zgjedhor.Megjithatë, teknologjia e votimit, e cila supozohej ta bënte procesin zgjedhor më të lehtë, po e minon atë. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se, në disa qendra votimi do të zgjasë pas problemeve për të verifikuar identitetin e votuesve. Kjo është hera e parë, që Nigeria ka përdorur sistemin e verifikimit elektronik. Presidenti  Jonathan është në pushtet që nga viti 2010 dhe po kandidon kundër Muhammadu Buhari, kundërshtar politik ky, i cili ka mbështetje të gjerë në mesin e muslimanëve në veri të vendit. Ndërsa baza e Jonathanit është në jug të vendit, kryesisht nga pakica e krishterë. “Exit poll”-et kanë treguar se gara mes dy kandidatëve është shumë e fortë. Por, rezultati i votimeve duhet të jetë medoemos i shpejtë, pasi sfida e Nigerisë është të tregojë se mund të realizojë një raund zgjedhor të drejtë dhe paqësor, sepse e gjithë kjo do të mund të ringjallte ekonominë, si dhe të largojë ekstremistët e dhunshëm nga vendi. Të dy liderët janë zotuar për të bërë gjërat ndryshe këtë herë, madje gjatë fushatës zgjedhore kanë shprehur solidaritet për njëri-tjetrin, madje të dy kanë nënshkruar një pakt paqeje, ku premtojnë një votim të lirë, të drejtë dhe të rregullt.

Artikulli paraprakFJALËT E FUNDIT TË PILOTIT NË AVIONIN GJERMAN
Artikulli tjetërCATI YOUTH FOUNDATION, NË URËN E MESIT DHE KALANË E DRISHTIT