Të tjera luftime kanë ndodhur në Hamas të Gazas ku sipas BBC, ky ishte sulmi më i madh vitete e fundit.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, mes orës 22:30 të shtunës dhe deri në 6:30 të së dielës (me kohën lokale), 430 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit jugor.

Nga ana tjetër ushtria izraelite u kundërpërgjigj sulmeve të vazhdueshme ku bilanci i të vdekurve nga këto sulme është 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Nga radhët e izraelitëve raportohet vetëm një viktimë rreth 58-vjeç, Moshe Agadi banesa e të cilit u godit gjatë natës nga raketat e hedhura nga Hamasi.

Gjatë sulmit sistemi mbrojtës i Izraelit arriti të shpërthente rreth 150 raketa duke mos i lejuar të bien në targetin e synuar.

Ndërsa vetë ata janë përgjigjur duke goditur 200 objektiva strategjike në Gaza duke përfshirë një fabrikë nëntokësore të armëve dhe një shtab të zbulimit ushtarak të Hamasit.

Artikulli paraprakEMIGRACIONI SHQIPTAR NË ITALI, RAPORTI VJETOR I MINISTRISË SË PUNËS DHE POLITIKAVE SOCIALE ITALIANE
Artikulli tjetërVIDHEN MIJËRA EURO DHE DY MAKINA LUKSOZE