TRE VRASJE NË ORËT E PARA TË SË MARTËS, PRONËSIA SHKAK KRYESORË.Tre vrasje kanë tronditur këtë mëngjes kryeqytetin.Në Fushë Prezë, Gjyshi ka vrarë nipin 20 vjeç për një konflikt pronësie dhe më pas ka vrarë veten. Ndërkaq në Kamëz një 50 vjeçar u ekzekuta në pragun e banesës së tij, pasi u qëllua me dy plumba pistolete, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë.

Gjyshi ka vrarë nipin 20 vjeç për një konflikt pronësie dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin u shënua në Fushë-Prezë ku Ahmet Doda, 81 vjeç ka debatuar ashpër me nipin e tij Rexhepin për shkak të mosmarrveshjeve për pronat dhe nuk i është dhimbsur jeta e të riut, nipit të tij vetëm 20 vjeç dhe e ka qëlluar me cifte duke e lënë të vdekur në vend. Pasi në vendngjarje mbërriti policia i kërkoi të moshuarit të vetëdorëzohej. Por negociatat nuk zgjatën shumë, pasi u dëgjua krisma e çiftes dhe në këtë mënyrë pas tragjedisë që i shkaktoi familjes së tij i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja pasoi një ekzekutim me pistoletë në Kamëz, ku u vra 50-vjeçari Qerim Skaci. Ai u ekzekutua poshtë pallatit në momentin kur po dilte nga hyrja për të çuar fëmijën në shkollë. Këto janë të dhënat e para nga grupi hetimor për vrasjen e Qerim Skacit, mëngjesin e  sotëm në bulevardin Blu në Kamëz. Mësohet se atentatori e ka qëlluar me dy plumba, njëri prej tyre në kokë dhe në trup dhe më pas është larguar me një makinë që e priste në krah të rrugës. Duke raportuar nga vendi i ngjarjes gazetari i Ora Neës Ledio Halili thotë se ka dyshime për një vrasje me pagesë. Viktima njihej si person me precendet penalë, i dënuar në Greqi për një sërë ngjarjesh. Burime të policisë bëjnë të ditur se 50 vjecari Qerim Skaci, ndërroi jetë pasi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakMENAXHIMI I SHKOLLAVE TË MESME PROFESIONALE
Artikulli tjetërMASKAT, GRABITET AUTOMJETI