Sërish Turqia në qendër të sulmeve terroriste. Një person i armatosur ka qëlluar në një klub nate në Stamboll , në lagjen e Beshiktash, në pjesën europiane të qytetit.

  39 janë të vdekur mes të cilëve 15 të huaj dhe 69 të plagosur. Atentatori hyri në lokaline famshëm, ‘Reina’, i veshur si Babagjyshi dhe ka hapur zjarr. E më pas është arratisur. Dëshmitarët dhe mediat locale flasin në fakt për 2-3 persona të armatosur.  Bilanci është bërë i ditur nga guvernatori i Stambollit Vasip Sahin, i cili ka folur për një sulm terrorist. Sahin shtoi se sulmi është bërë nga një person i vetëm. Në lokal sipas mediave vendase ishin të pranishëm rreth 700-800 persona, ndërkaq që kërkime kanë nisur dhe për persona të cilët janë hedhur në ujë kur ka nisur sulmi, pasi klubi i natës është buzë detit.  Për Vitin e Ri masat e sigurisë në Turqi ishin rritur, me 17 mijë policë në shërbim, disa prej tyre për ironi të fatit gjithashtu të veshur si Babagjysh, njësoj si atentatori. 

Artikulli paraprakSPEKTAKËL FISHEKZJARRESH, NGA AZIA NË EUROPË DHE AMERIKË
Artikulli tjetërPIACA MARKET ZHVILLON SHORTEUN E FUNDVITIT