Përgjimet e antimafias italiane ndaj disa sipërmarrësve dhe politikanëve (përfaqësuesve të grupit kriminal Ndrageta) kanë nxjerrë në pah skemën e korrupsionit në Shqipëri për të dhënë tendera dhe koncesione.
Në përgjimet e zbardhura ditët e fundit del se për të qenë fitues i tenderave apo koncesioneve duhet që të bashkëpunosh me investitorët që kanë monopolin në Shqipëri dhe se 20% të shumës së fitimit duhet ta marrë “sekseri”, që siguron lidhjet me qeverinë apo zyrtarët e lartë.
Në këto përgjime përmendet emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj por edhe nnjë person investitor shqiptar që është pranë personave me pushtet në Shqipëri dhe mund të sigurojë fitimin e tenderave. Kreu i PD Lulzim Basha përmes një video të publikuar akuzoi se kryeministri Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien.
Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare, tha Basha. Ndërkohë akuza për qeverinë lidhur me përgjimet bëri edhe ish deputetja e PD Jorida Tabaku