Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu.
Burime pohojnë se ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.
Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës.
Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë.