Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu. ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.

Ai pasditen e djeshme është larguar ilegalisht në drejtim të Kosovës, ndërsa është arrestuar nga policia për llogari të hetimeve në Shqipëri. ‘Babalja’ ishte së bashku me të birin në Shtimë në momentin që u arrestuan. Lajmi për arrestimin e tij konfirmohet edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa tashmë pritet që të shikohet se çfarë do të ndodhë me Veliun, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.

Policia e Kosovës
Dëshmitari ‘X’ aktualisht ndodhet në rajonin e policisë së Prishtinës. Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës. Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri,

atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia. Ndërkohë që pasditen e djeshme është larguar nga Shqipëria ilegalisht, ndërsa tashmë është ndaluar në Kosovë.

Nuk dihet nëse dëshmitari ‘X’ i njohur edhe si ‘Babalja’ kishte ndonjë plan arratisje në vendet e BE për të kërkuar azil. Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu,

një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.

Për realizimin e përgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me “Babalen”. Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë.

Artikulli paraprakBARBULLUSH, GJENDET I VETËVARUR 47-VJEÇARI
Artikulli tjetërGJYKATA LIRON SAIMIR TAHIRIN