Është ulur numri i infektimeve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë regjistruar 296 raste të reja. Ndërkohë kemi një rritje të lehtë të numrit të viktimave ku ditën e sotme 4 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.

COVID19
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1874 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë, në këto bashki:
122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.
Janë 8,773 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 83 vjeç
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 835 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakRAMA NISET DREJT SHBA, JA ARSYEJA
Artikulli tjetër“LUMË GOLASH” NË VETËM 45 MINUTA , NË NDESHJEN VLLAZNIA- TEUTA