COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1028 testime, 40 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 263 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.
Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakHUMBJA E PD NË ZGJEDHJET E 6 MARSIT: BARDHI: S’ËSHTË DITA PËR PËRGJEGJËSI, POR PËR REFLEKTIM
Artikulli tjetërPROJEKT-REZOLUTA PËR UKRAINËN/ BERISHA: E KEMI PROPOZUAR PARA NJË MUAJI, PO ECNI ME IMPONIM NDËRKOHË QË…