Të dhënat e MEI – Përgjysmohen shkarkimet nga Vau Dejës, kaskada e Drinit nën kontroll. Rikthehet në normalitet furnizimi me energji elektrike pas ndërprerjeve të shumta për shkak të motit të keq.

 

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se aktualisht probleme paraqiten vetëm në 5 fidera në të cilët po punohet. Po sipas Ministrisë, është përgjysmuar sasia e shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ndërsa kaskada e Drinit po mbahet nën kontroll. TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH) Në orën 11:00 u zhvillua takimi i Sekretariatit Teknik dhe në orën 14:00 mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit ku u morën vendimet sa vijon: 1) Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht dhe njëkohësisht të kryhen shkarkime nga portat e këtij HEC-i përmes hapjes së tunelit T4, me synimin për të ulur nivelin në liqenin Fierzë; 2) Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar mbajtjen e nivelit të liqenit të Komanit në kuota të lejuara; 3) Shkarkimet totale në HEC Vau Dejës të kryhen jo më shumë se sa janë prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin. Nga informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH-it dhe të dhëna e informacione që vihen në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë. Si rrjedhojë e kësaj por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit. Prurjet natyrale në Kaskadë për orën 14:00 rezulton të jenë rreth 2050 m3/sec nga 2900 m3/sec që ishin një ditë më parë. Shkarkimet totale nga HEC Vau Dejës vijojnë me të njëjtin ritëm të 72 orëve të fundit dhe janë në total jo më shumë se 1750 m3/sec, pra ndjeshëm nën volumin e prurjeve natyrale. Aktualisht, prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MWh. Nga dita e nesërme e tutje, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MWh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GWh. hec TË DHENAT NGA OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË (OSHEE) Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmërisë, për të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit. “Ndërhyrjet në terren të OSHEE kanë bërë të mundur që të rikthehet në normalitet situata e furnizimit me energji në vend. Aktualisht, rezulton të ketë problem me furnizimin vetëm në 5 fidera ku po punohet nga grupet e terrenit pasi pjesa më e madhe kanë të bëjnë me zona të thella me terren të vështirë”. Në Rajonin e Tiranës po punohet për riparimin e defektit në Rr.Bardhok Biba deri tek nënstacioni Qender, Shengjergj dhe pjesërisht Farkë. Ndërkaq, ka mbetur vetëm kabina e fundit shtyllore që po riparohet në fiderin nr.7 në Kashar çka do mund ti japë energji dhe 5-6 abonentëve private në autostradë. Po punohet në fidrin nr.2 në Ibë për ndërrimin e trasformatorit të djegut në kabinën Mihaja. Në Rajonin Durrës janë pa energji vetëm zona Gramse dhe fshati Picrak. Në Rajonin Elbasan pa energji është pjesërisht Gramshi, Gjinari dhe pjesërisht Polisi. Në Rajonin Berat është pjesërisht pa energji Tomorrica ndërsa në Korçë pjesërisht zonat Vithkuq dhe Miras. Në Rajonin Gjirokastër pa energji është vetëm Koshovica ndërsa në Shkodër vetëm pjesërisht Hajmeli e Dobraci. Në Burrel mbetet problematika e Cerrujës ndërsa në Kukës pjesërisht Luseni. Në Rajonin Vlorë ka problematikë vetëm në Ujin e Ftohtë dhe pjesërisht në Lepenicë. Ne burimet e furnizimit me energji elektrike qe jane N/Stacionet 110/35/20/10/6 kVdhe linjat TL 35 kV nuk ka asnje difekt. Hidrovoret jane te furnizuar me energji elektrike dhe grupet e OSHEE-se jane ne gadishmeri. TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST) Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen.

Artikulli paraprakTURIZMI SHQIPTAR NE LONDER ,MBESHTETJE NGA DHOMA E LORDEVE
Artikulli tjetërOPOZITA BRAKTIS KUVENDIN,KALON LIGJI PER ENERGJINE E RINOVUESHME