Me fundin e vitit, pritej të kishte edhe një fluks më të shtuar në pikat kufitare në Muriqan dhe Hanin e Hotit, por situata këtë fundvit paraqitet ndryshe. Vetëm në 3 ditët e fundit, në këto 2 pika kufitare rreth 25 mijë shtetas kanë hyrë dhe dalë përmes kësaj pike. Një fluks I tillë, nuk është aspak I zakonshëm për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me një vit më parë, vetëm në 24 orë kanë lëvizur rreth 37 mijë shtetas përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan.

E njejtë situata ka qenë edhe 2 vite më parë, ku rreth 20 mijë shtetas kalonin përmes kësaj pike kufitare pas përhapjes së pandemisë. Një trend I tillë në rënie vjen si shkak I kushteve të ndryshme, qofshin ato edhe ekonomike. Ndërkohë që këtë vit duket se shqiptarët kanë zgjedhur edhe të udhëtojnë jashtë vendit, për shkak të oferta të ndryshme qoftë në vendet fqinje si Kosovë dhe Mali I Zi.

Artikulli paraprakSHKODËR, 33-VJEÇARI GODITET NGA DY SHTETAS TË PAIDENTIFIKUAR GJATË NJË KONFLIKTI TË ÇASTIT
Artikulli tjetërTRAFIK I RËNDUAR NË PRAG TË VITIT TË RI