Shtimi i rasteve të përdoruesve të drogës dhe duhanit nga të rinjtë pjesë e shkollave të mesme është trajtuar në një projekt të përbashkët mes shkollave “Pjetër Meshkalla” dhe Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Projekti quhate “të rinjtë shqiptarë përballë drogës, duhanit dhe rrjeteve sociale”, ide që lindi nga ky fenomen gjithnjë e më i përhapur tha nxënësja eshkollës “Pjetër Meshkalla” Xhulja Krahi.

Bilal Merkaj, nxënës në medresenë “Haxhi Sheh Shamia” shton gjithashtu se përdorimi i lëndëve narkotike dhe duhanit është kthyer tashmë si një gjë normale mes të rinjve duke mosi bërë përshtypje edhe pse sjell dëme të mëdha për shëndetin.

Drejtorja e zyrës vendore të arsimit Brisela Kadia tregon se këto projekte mes nxënësve të këtyre dy shkollave kundër përdorimit të narkotikëve vijojnë prej vitesh dhe shpesh herë kanë dhënë rezultate.

ZVA nuk ka statistika zyrtare se sa nxënës shkollash mund të jenë përdorues të drogës apo duhanit por nga ana tjetër është e qartë se ky fenomen është përhapur ndjeshëm.
Ajo që kërkohet për minimizimin e përdorimit të bimëve narkotike tek të rinjtë është një mobilizim i gjithë shoqërisë që nis që nga familja, shkollat, policia, shërbimet sociale vendore e qëndrore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Artikulli paraprakE KONFIRMON ARMAND DUKA, SHQIPËRIA BASHKOHET ME SERBINË PËR ORGANIZIMIN E EURO 2027 PËR 21-VJEÇARËT
Artikulli tjetërFESTIVALI “KNOJMË N’LISS 2024”