Situata në rrugë dytësore apo brenda lagjeve të ndryshme në Shkodër janë në gjendje aspak të mirë.

Pavarësisht investimeve që ka bërë bashkia Shkodër në vitet e fundit për infrastrukturës, shumë prej tyre kryesisht në periferi të qytetit paraqiten në gjendje të rëndë dhe krejtësisht të amortizuara. Prej vitesh në një situatë të tillë ndodhet edhe rruga pak metër pas kryqëzimit në zonën e njohur si “Udha Kryq”, ku për pasojë banorët e kësaj lagje çdo ditë janë të detyruar të përballen me amortizimin e tejskajshëm të këtij segmenti. Madje sidomos gjatë stinës së dimrit kjo rrugë i ngjan një pellgu të tëre uji duke u bërë thuajse e pakalueshme për banorët e asaj zone. Në fakt numri i banorëve që jetojnë në këtë lagje është i konsiderueshëm dhe është rritur ndjeshëm sidomos vitet e fundit ndërsa vetë banorët disa herë janë ankuar dhe kanë dërguar shkresa zyrtare në institucionet përkatëse por sërish zëri i tyre nuk është dëgjuar. Nga ana tjetër gjatë fushatave elektorale vendore por edhe qëndrore është premtuar për ndërhyrje dhe përmirësimin e kërij aksi, por deri tani nuk ka asnjë projekt. Amortizimi total i këtij segmenti, përveçse vështirësive që sjell për komunitetin, problem mjaft shqetësues paraqitet sidomos për lëvizjen e automjeteve në këtë infrastrukturë të dëmtuar dhe thuajse të pakalueshme.

Artikulli paraprakRESHJET, ARRSH: TË GJITHA AKSET NACIONALE TË HAPURA
Artikulli tjetërBORA, BASHKIA SHKODËR INFORMON PËR SITUATËN