Deputeti demokrat Ervin Salianji ka e ka konsideruar si “shpallje lufte” ndaj opozitës vendimin e marrë së fundmi nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi që pamundësuan diskutimet normale në seancën plenare të datës 25 janar.

Salianji tha se do të ketë një ashpërsim të mosbindjes civile të opozitës ndërsa i bëri thirrje Parlamentit Europian që të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi sa i takon zhvillimeve parlamentare në vend.

“PD e dënon me forcën më të madhe këtë dhe e dënojmë si shpallje lufte të cilës ne nuk do t’i shmangemi dhe do të përgatisim përgjigjien. U bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se thirrjet e tyre të përsëritura po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama. Shkarkimi përkohësisht i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë luftën ndaj opozitës përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha format e mosbindjes civile. I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë në Shqipëri një mision monitorimi”- tha Salianji.

Artikulli paraprakPAS KËRKESËS SË PS, SEKRETARIATI I ETIKËS PËRJASHTON NGA KUVENDI 19 DEPUTETËT E OPOZITËS
Artikulli tjetërKËSHILLI I QARKUT SHKODËR DO TË DREJTOHET NGA SOCIALISTËT!