Pas vendimit të Byrosë për të përjashtuar deputetin Sali Berisha për dhjetë dite nga jeta parlamentare, pas deklaratave të tij për ‘Armatosje të qytetarëve’, gjatë seancës së fundit plenare, ka reaguar zyrtarisht edhe PD.

Përmes një deklarate për mediat, PD kërkon anulimin e këtij vendimi, në të kundërt, paralajmërohet një përgjigje nga kjo forcë politike.“E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore. Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie”, thotë PD.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPUBLIKOHET KALENDARI I MIQËSOREVE TË KOMBËTARES NË KUADËR TË “EURO 2016”
Artikulli tjetërNE GJURMËT E SPAÇIT, QË RËNKON DHE PËRCJELL MESAZHE