Grupi parlamentar i LSI ka përjashtuar deputetin Përparim Spahiu për shkak të qendrimit kundër lidhur me Reformën në Drejtësi.
LSI u mblodh sot për të diskutuar qendrimin e Spahiut ndaj Reformës, pas dy mesazheve që ai postoi dje në Twitter ku doli kundër “vetingut” nga ndërkombëtarët. LSI i konsideroi deklaratat e deputetit të saj si personale që në momentin e parë, sepse kjo parti është pozicionuar pro Reformës dhe në mbështetje të PS në kushtet kur drafti ka marrë rrugën drejt Kuvendit. Spahiu shkruante: “E kuptoj dhe jam dakort që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE , shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!”