Byroja e Kuvendit përjashton me 5 ditë Palokën

Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë për 5 ditë nga punimet e parlamentit kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka. Në mbledhjen e mbajtur vendimi i përjashtimit është miratuar me votat e Partisë Socialiste, pasi PD ka votuar kundër, ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka abstenuar. Përjashtimi i Edi Palokës vjen për shkak se në seancën plenare të së enjtes së kaluar ai shtyu fizikisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Duke komentuar vendimin, nënkryetari i PD, Edmond Spaho është shprehur se, kjo mënyrë e të gjykuarit është anakronike. “Rezultati i gjykimit tashmë dihet. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend”, ka thënë Spaho.

Artikulli paraprakKONTROLLE NE LOKALET NATES ,11 TE ARRESTUAR PER DROGE E PROSTITUCION
Artikulli tjetërSULM VETEVRASES NE NJE XHAMI,27 TE VDEKUR,35 TE PLAGOSUR