Në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”, u mbajt takimi i gjashtë i Festivalit Letrar. Në këtë takim, referuan muzikologu Edmond Buharajane dhe studiuesi i artit Qamil Gjyrezi ku trajtuan operat e Skenderbeut në këndvështrim muzikor dhe historik.

Ky takim kishte qellim te perjetesonte figurën e heroit kombëtar Skenderbeu, në kuadër të përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes.

Muzikologu Edmond Buharajane shprehet se ky aktivitet është një ndër më të rëndësishmit që është bërë për të nderuar figurën e Skenderbeut në kulturat italiane, franceze dhe shqiptare.

Studiuesi i artit, Qamil Gjyrezi shprehet se në këtë takim të gjashtë, objekt diskutimi do të jenë 3 operat e famshme të krijuara mbi historinë dhe luftën e Skenderbeut në aspketin politik dhe artistic.

Ky aktivitet organizohet nga biblioteka “Marin Barleti” prej 10 vitesh në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Ministrinë e Kulturës. Ndërkohë 14 dhjetor do të zhvillohet nata finale e konkursit mbi operat e krijuara për historinë e Skenderbeut.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 43-VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NË MAKINË
Artikulli tjetërSHKODRA, DHUNA NDAJ GRUAS, 15 RASTE NË MUAJ