Ervin Haxhiu humbi jetën në një aksident rrugor në 25 Shtator 2016 në krye të detyrës.
Atë mëngjes Ervini doli nga shtëpia për të mos u kthyer më. “Më mungon shumë, për gjithçka. Pastaj i mungon shumë fëmijëve, kjo është pjesa më e dhimbshme e imja…dhe akoma se besoj se Vini nuk është më. Ato momente kam menduar se nuk kishte Zot. Aq ishte hera e fundit vetëm një dorë kështu edhe…aq…I jam lutur Zotit në ato momente që më thanë vetëm ka bërë aksident, Zot vetëm leji frymën, vetëm të shkojë në spital me frymë se kisha shpresë se doktorët do bënin diçka. E vetmja lutje që kam thënë vetëm coje me frymë, e këtë s’ma dëgjoi. Vini s’pati mundësi të shkonte me frymë as në sptal. Mami më thotë “pse qan mos qaj” më thotë ma, “babi është në qiell, babi po na shikon”. Argita rrit sot e vetme Robertin 11 vjeç, Stevin 7 dhe Irsën 2 vjeç. Ky është mesazhi prekës i shpërndarë nga Policia e Shtetit dhe ministri Saimir Tahiri në faqen e tij të Facebook: “Shih/Shpernda: Historia e vertete e nje aksidenti. Ne respekt te atyre qe kane humbur jeten e te atyre qe jetojne per te mos lejuar qe te humbasim perseri jete te tjera. Neser eshte Dita Boterore ne Kujtim te Viktimave nga Aksidentet Rrugore. Ndalo makinen 1 min ne oren 12.oo, homazh per jetet qe kane humbur ne rruget tona dhe jeteve qe duhet te mbrojme ne te ardhmen”