Përjetimet e haxhit, emocionet dhe kujtimet kanë ardhur në një aktivitet të organizuar nga myftinia e Shkodrës.

Në fjalën e tij myftiu Muhamed Sytari prezantoi një libër që e kishte gati për botim dhe një prej kapitujve i kushtohet shqiptarëve që historikisht kanë shkuar në haxh në Mekën e shenjtë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Lauren Luli, i cili ishte edhe organizatori i shkuarjes në haxh për shqiptarët tha se kushdo që viziton vendin e shenjtë të Pejgamberit Muhamed merr me vete përjetime të pafundme.

Gjatë aktivitetit ndanë emocionet e tyre edhe myftiu i Malësisë së Madhe Edmir Smajlaj dhe teologu Idmir Plaku i cili solli të përbledhur mbresa nga Haxhi i fundit i shqiptarëve në Mekën e shenjtë.

 

Artikulli paraprak“PASIONI PËR THETHIN”, LIBRI QË BASHKOI TRE TË HUAJ
Artikulli tjetërSHKRIMTARI BEDRI ISLAMI PROMOVON VEPRAT E TIJ