Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq, sidomos ne 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike.
Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.
Për shkak të defektit nga DTL në linjën 35 KV mbeten pa energji N/St Shkodra 3 dhe N/St Dobraç.
Gjithashtu pa energji për arsye sigurie janë momentalisht edhe Fideri Vrakë e Zagorë.
Po punohet per te rikthyer gjendjen ne normalitet
OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë ne pune.