Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka përfshirë të gjithë vendin. Ndërkohë në Lezhë gjatë 24 orëve situata duket pa problem për komunitetin pavarësisht reshjeve të dendura gjatë ditës.

Ndërkohë prefekti i qarkut bën me dije se ka komunikuar me drejtuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale me prezencë dëbore.

Aktualisht rruga e kombit, ato rurale dhe bashkiake janë të kalueshme, por paralajmërohet të tregohet kujdes në disa segmente kryesisht në rrugët rurale pasi pritet të ketë prezencë të akullit.

Njoftimi i plotë:

-Situata në qarkun Lezhë, datë 21.01.2022.

–Gjatë 24 oreve, në të gjithë teritorin e qarkut kemi reshje me intensitet të ulet dhe mesatar, në rreth 25mm, si dhe rreth 7-10 cm reshje debore ne njesit admistrative Fan, Orosh e Selit, por pa problem per komunitetin.

-Nga raportimet e strukturave të MC, kemi:

-Niveli i ujrave në shtretërit e lumenjeve dhe sistemin kullues është në kuota normale;

-Hidrovoret, janë në gatishmeri teknike.

-Nuk kemi siperfaqe të tokave bujqësose dhe depresive me prezenc ujit.

-Rezevuarët janë në monitorim dhe pa probleme;

-Prefekti i qarkut ka komunikuar me drejtuesit e kompanive te mirembajtje se rruget nacionale, per rritjen e kujdesit ne mirembajtje e rrugeve dhe shperndarjes se kriper ne segmente problematike nga prezence e debores dhe akullit.

Konkretisht rruga e kombit ato nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalushme, por ne oret e pasdites dhe gjate nates, si rezultat i uljes se temperaturave, ne disa segmente, kryesisht ne rruget rurale do te kemi prezence te akullit.

-Furrnizimi me energji elektrike, mbahet nen kontroll nga sherbimet e OSHEE.;

-Furnizimi me ujë të pijshëm pa probleme.

Artikulli paraprakI FTOHTI POLAR, POLICIA E SHKODRËS THIRRJE DREJTUESVE TË MJETEVE: KUJDES KUR TË UDHËTONI
Artikulli tjetërRRITEN INFEKTIMET ME COVID-19 NË VEND/ REGJISTROHEN MBI 2 MIJË E 600 RASTE TË REJA DHE 6 VIKTIMA NË 24 ORË