Erërat e forta dhe dëbora e rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bllokuar pjesërisht aksin rrugor Selcë – Vermosh.

Gjatë një bisede telefonike, kreu i njësisë administrative Kelmend në Malësi të Madhe njoftoi se në vendin e quajtur Qafa e Predelecit kalimi është i pamundur nga automjetet. Situata ka qenë e njëjtë që nga mëngjesit i së premtes dhe pavarësisht ndërhyrjes së dy borëpastrueseve, aksi rrugor ka qëndruar i bllokuar.

Sipas kreut të njësisë administrative, është e pamundur që të mbahet hapur rruga deri në fshatin Vermosh, pasi erërat e forta bllokojnë vazhdimisht kalimin. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, qindra banorë të fshatit më verior në Shqipëri janë izoluar tërësisht dhe komunikimi i vetëm është përmes Malit të Zi.

Fatmirësisht deri tani nuk ka patur emergjenca mjekësore, por institucionet u kanë bërë thirrje banorëve të zones që të evitojnë lëvizjet me automjete në çdo rast të mundur.

Artikulli paraprakDUDAS, RRUGICAT E LAGJES JANË TË PAKALUESHME
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, 9600 APLIKIME NË SKEMËN E RE 9600