Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4118 Ha.

Deri në këto momente, janë mbi 1415 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit. Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta të ushtrisë në rrugën kryesore. Rruga Shirq-Darragjat kalohet me varka. Rruga e Pentarit është duke u bllokuar.Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 7.10 cm dhe ka tendencë rritjeje.

Në total banesat që janë të bllokuara nga uji janë mbi 194 të ndarë sipas fshatrave : 42 ne fshatin Shirq , 19 ne Mushan, në Belaj 20 , ne Darragjat 15, ne Samrisht te vjeter 80, ne Suka 11 banesa nga ku një lagje totalisht e izolume me 8 banesa, Samrisht i Ri 6 , Dajç 1 shtëpi totalisht e izoluar.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Niveli është 20 cm pa dalë nga argjinatura. Janë 26 shtëpi të rrezikuara.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Në Obot janë rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji nga ku në 12 prej tyre ka hyrë uji .Në Muriqan në 8 shtë 8 shtëpi ka hyrë uji . Në Goricë 40 shtëpi ka rrethuara nga uji. Në lagjen Gallube në 4 shtëpi ka hyrë uji.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë e
Janë të rrethuara nga uji 10 shtepi ne fshatin Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 30 ne fshatin Trush.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 260 Ha tokë
Janë të rrethuara nga uji 5 shtëpi : 2 ne Baks-Rrjoll dhe 3 në Baks i Ri.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë.

Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën Et‘hem Kazazi ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji.
Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Kërkojmë një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

 

Artikulli paraprakRAMA TAKON HAHN:VETTING-U KËTË JAVË NË FAZËN VENDIMTARE TË ZBATIMIT
Artikulli tjetërNJIHUNI ME FSHATIN SHQIPTAR QË KA VETËM NJË BANOR