Prurjet e shumta të Lumit Mat nga reshjet e dendura të shiut e kanë përkeqësuar edhe me tej situaten në Uren e Zogut në Milot. Këmba e këtij monumenti kulture i kategorisë së parë është fundosur edhe më rreth 30 cm, duke sjell sërish lëvizje të të gjithë struktures.

Projekti emergjent i miratuar që prej muajit mars të këtij viti nga qeveria shqiptare nuk ka nisur të zbatohet, pasi asnjë kompani nuk e ka marrë përsiper ndërhyrjen.Në këto kushte Forumi Kombëtar i Mbrojtjen se Trashegimisë Kulturore, kërkon shtim të fondit për shpëtimin e këtij monumenti kulture që po rrezikon seriozisht ekzistencen.

Qeveria shqiptare ka alokuar mbi 60 milion leke të reja per ndërhyrje emengjete në Uren e Zogut, por tenderi ka deshtuar pasi asnjë kompani nuk është futur në garë. Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të viteve 20 të shekullit të kaluar, por në dy dekadat e fundit, Ura e Zogut, nuk ka njohur asnjë ndërhyrje dhe rrezikon shembjen e plotë.

Artikulli paraprakRËNIA E EUROS, EKSPORTUESIT: EKONOMIA NË RREZIK
Artikulli tjetërHAMDI SALIHI FLET PËR SHORTIN E EUROPIANIT