Shpallja e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Në vijim të politikave kulturore në mbështetje të autorit shqiptar dhe të promovimit të letërsisë shqipe jashtë vendit, si dhe në përkrahje të përkthyesve dhe shtëpive të huaja botuese të interesuar në përkthimin e letërsisë shqipe, Ministria e Kulturës shpall sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2016. Ky fond, i hapur për herë të parë, ka për qëllim mbështetjen financiare të përkthimeve të veprave të rëndësishme të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letrave shqipe jashtë vendit. Fondi synon gjithashtu t’u vijë në ndihmë përkthyesve të huaj që janë të interesuar të përkthejnë nga gjuha shqipe, si t’u lehtësojë kostot e botimit botuesve që marrin përsipër t’u ofrojnë lexuesve të huaj vepra të letërsisë shqipe. Ministria e Kulturës vuri në dispozicion të këtij Fondi shumën prej 2.000.000 lekësh. Nga 10 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit nder te cilet jane edhe dy emrat e njohur ne Shkoder, Stefan Capaliku dhe profesori Ridvan Dibra Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE NË VELIPOJË, PUSHUESIT ANKOHEN
Artikulli tjetërSHTYHET GJYQI I TË RINJVE QË VRANË GJYSHEN, MUNGON NJËRI NGA GJYQTARËT