Përkthyesi i Kuranit në gjuhën italiane Hamza Roberto Piccardo thotë se iu deshën 5 vite për të realizuar këtë përkthim që u botua deri në 400 mijë kopje. Kjo ndikoi thotë Piccardo që shumë italianë të tjerë të konvertohen në musliman.

71 vjeçari tregon se si lindi në një familje kristiane italiane por në rininë e tij ishte një ateist me bindje komuniste që më pas u kthye në një musliman. Familja e tij thotë Piccardo e mori si një lojë por më pas e kuptuan se e kishte seriozisht.

Piccardo flet edhe për terrorizmin që sipas tij ata që e shkaktojnë nuk janë muslimanë por viktima të terrorizmit. 71 vjeçari shprehet se më shumë se kushdo nga terrorizmi janë dëmtuar popujt musliman.

Në fund ka edhe një mesazh.

Pak ditë më parë Hamza Roberto Piccardo zhvilloi një takim me myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili e falenderoi për kontributin që po jep në përhapjen e islamit në Itali.

Artikulli paraprakDIGJET MAGAZINA USHQIMORE NË KURBIN
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET DITA E DËSHMORËVE TË DUKAGJINIT