Famullia e Shën Jeronimit në fshatin Sheldi të Njësisë Administrative Gur i Zi mbajti një meshë solemne në nder të 3 martirëve të lumturuar të kishës katolike që shërbyen në këtë famulli e më pas u pushkatuan nga regjimi komunist.

Dom Ndre Zadeja, Dom Lazër Shantoja dhe Dom Dedë Maçaj u përkujtuan nga qindra besimtarë për sakrificën e tyre në nder të fesë për të cilën dhanë jetën. Për këtë moment përkujtimi, besimtarët kishin përgatitur edhe një dramë simbolike në nder të 3 matrirëve.

Artikulli paraprakGURI I ZI “SHPËTON” NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërPROBLEMET NGA PËRMBYTJET NË MALËSINË E MADHE