1 vit më parë ai u nda nga ne, por sot miqtë, kolegët, të afërmit dhe të gjithë ato me të cilët ai ndau momentet e gezuara dhe te hidhura e kujtuan serish se bashku, ne nje aktitivtet perkujtimor ku eshte shfaqur edhe nje dokumentar kushtuar gazetarit sportiv Mejdan Zhivani.
Gazetari Defrim Met’hasani, sin je nga organizatoret e ketij aktiviteti, eshte shprehur se ky moment na ben te kujtojme Meidanin serish mes nesh. Por edhe miqte e tij te ngushtuar, kane falenderuar organizatoret e ketij aktiviteti, por edhe kane vleresuar figuren e Mejdan Zhivanit. “Mejdan, ne po luajme per ty” ka qene titulli simbolik I kupes se organizuar ne Shkoder, nje simbolike per te mbajtur akoma gjallë kujtimin e nje njeriu simbol te gazetarise sportive, por te nje personi qe te gjithe e deshen dhe e kujtojne edhe sot, ne 1 vjetorin e ndarjes nga jeta .