BASHKIA E SHKODRËS I JEP TITULLIN MIRËNJOHJA E QYTETIT. Është përkujtuar 1 vjetori i ndarjes nga jeta i ish-futbollistit të Vllaznisë, Zamir Shpuza. Në nderim të tij për këtë 1 vjetor është organizuar në ambjentet e Teatrit Migjeni një ceremoni ku janë shpërdnarë dhe disa vlerësime për familjarët e tij, në ndërm të Zamirit.

Fillimisht kanë qenë miqtë e tij më të mirë që e kanë përkujtuar Zamirin duke sjellë në kujtesë dhe kohën kur kanë luajtur apo kaluar së bashku. Në këtë përvjetor të Zamir Shpuzës, Bashkia e Shkodrës i ka dhënë titullin mirënjohja e qytetit, si dhe disa mirënjohje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe përfaqësues të ekipit të Partizanit e Buduçnostit ku është aktivizuar ai. Ndërsa në fund të këtij p ërvjetori kanë qenë familjarët e Zamirit që kanë shprehur dhe falenderimet e tyre. Zamir Shpuza u nda nga jeta me 10 janar të vitit 2014 në Gjermani, ndërkohë që tashmë ai do të përkujtohet çdo vit për atë çfarë ka lënë pas në kontributine tij për futbollin shkodranë dhe atë shqiptarë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/4643bpfHFok” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA TESTON VETVETEN, NUK LUAN MIQË SORE
Artikulli tjetërBUSHATI: SHQIPËRIA DHA SHEMBULLIN E TOLERANCËS