111 vjetori i Rrethimit të Shkodrës nga forcat serbo malazeze gjatë luftës së parë ballkanike është përkujtuar si një datë e rëndësishme në nja takim të zhvilluar nga muzeu historik “Oso Kuka”. Drejtori i këtij muzeu në Shkodër Sokol Parmeza thotë se Rrethimi i Shkodrës është një moment deçiziv për Shqipërinë sepse u tentua coptimi i komplet territorit shqiptar nga forcat e huaja.
Drejtori i muzeut Parmeza shprehet se data të tilla që kanë një peshë jo vetëm për Shkodrën do të vijojnë që të jenë në fokus në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.
Në takim për 111 vjetorin e Rrethimit të Shkodrës morën pjesë një grup intelektualësh dhe njohës të historisë duke trajtuar tema rreth ngjarjeve të asaj kohe të atij pushtimi serbo malazez që zgjati nga 28 tetori i 1912 deri më 23 prill 1913.