Lezha solli në kujtese Kuvendin e Arbërit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit.Në 321-vjetorin e Kuvendit, në kishën e restauruar në fshatin Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore ku morën pjesë historianë, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banor të zonës.

Përfaqësuesi i dioqezës së Lezhës dhe autoritete lokale vlersuan rëndësinë e Kuvendit të Arbërit, i cili mori njësërë vendimesh të rëndësishme për kombin shqiptar.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Ndër vendimet kryesore ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.

Artikulli paraprakSHKODRANËT: 40% E PENSIONIT PËR ILAÇE
Artikulli tjetërTURIZMI NË MIRDITË, 2023 VIT I SUKSESSHËM