Lezha solli në kujtese Kuvendin e Arbërit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, pas Besëlidhjes së Skëndërbeut. Në 322-vjetorin e Kuvendit, në kishën e restauruar ku u mbajt në fshatin Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore ku morën pjesë historianë, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banor të zonës.

Autoritetet lokale vlerësuan rëndësinë e Kuvendit të Arbërit, i cili mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kombin shqiptar.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Ndër vendimet kryesore ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.

Artikulli paraprakFLUKS NË PEDIATRI, 200 VIZITA NË DITË
Artikulli tjetërKUPA, BRDARIÇ: VLLAZNIA KUALIFIKOHET