Këtë të premte në qytetin e Shkodrës është zhvilluar ceremonia përkujtimore e dëshmorëve të rënë në gjatë luftës antifashiste. 5 maji njihet si dita në përkujtim të dëshmorëve të rënë të kombit. Në këtë ditë përkujtimore janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve ku prezente ishte edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Shkodër Elisa Spiropali.

Ajo shprehu mirënjohjen për deshmoret që dhanë jetën për liri dhe se dita e sotme është një ditë për tu bashkuar dhe jo të qëndrojnë të ndarë mes forcave politike dhe shoqërore.

Ndërkohë Dhurata Tyli si përfaqësuese e familjarëve të dëshmorëve theksoi se përkujtimi i kësaj date të rëndesishme për kombin Shqiptar është i domosdoshëm.

Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore vendosën kurora me lule dhe vizituan varret e dëshmorëve të rënë të kombit duke bërë nderime ndaj tyre.

Artikulli paraprakBENET BECI INTERVISTË NË MCN: PLANET PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërHILA: MBËSHTETJE PRONARËVE NË PLEZHË