Pas shoqatës së ish-të Përndjekurve Politik në Shkodër edhe Bashkia Mirditë është kundër projektit të Qeverisë për ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps.Në aktivitetin e organizuar në 51-vjetorin e revoltës së Spaçit, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thotë se ndërtimi i muzeut larg ish-burgut të Spaçit është një përpjekje për ta larguar vemendjen nga ky vend simbol i diktatures së eger komuniste, por nuk duhet lejuar diçka e tillë.

Teksa folen për revolten e Spaçit, përfaqësues të opozitës dhe ish të përndjekur politik kërkuan shkëputjen nga e kaluara e erret komuniste si dhe dënimin e atyre përsonave që kanë bërë krime.

Ish burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar.Nderkohe me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.

Artikulli paraprakLA ITALINË PAS 30 VITESH, PËR VENDLINDJEN
Artikulli tjetër“ANTIK ART” VIZITË NË BASHKINË SHKODËR