Lezha ka përkujtuar 579-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar, që luftuan kundër regjimit otaman. Kjo datë historike bëri bashkë politikan nga të gjitha trevat shqipfolëse, historian, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetar të shumtë.

Teksa folën për rëndësinë e kësaj ngjarje për kombin shqiptar, kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi, përsëriten kërkesën që 2 marsi të kthehet në festë kombëtare.

Deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu dhe drejtues të Komunave të Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut u shprehen se mesazhet e Besëlidhjes së Lezhës, duhet të na udhëheqin edhe sot drejt bashkimit të kombit shqiptar.

Veprimtaritë në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, vijuan me festivalin folklorik “Lezha 2023”, ku morën pjesë grupe artistike nga të gjitha shkollat e veriut të Shqipërisë.

 

Artikulli paraprakSTAR KIDS – ROZAFA SHPUZA
Artikulli tjetërPROTESTA E 3 MARSIT, JA ÇFARË THONË SHKODRANËT