70 vite me pare, klika komunist do ti jepte fund nje prej seminaristeve te Shkodres, Mark Çuni.

Ne kuader te kesaj date, famullia e Rranxave ne Bushat, ka organizuar nje aktivitet perkujtimor. Fillimisht eshte mbajtur mesha e shenjte e drejtuar nga Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder Pult, Mons. Angelo Massafra i cili evidentoi martirizimin e kishes katolike ne vend. Pas meshes, ne nje konference te perbashket, ne biblioteken qe mban emrin e martirit Mark Çuni ne Rranxa, eshte percjelle edhe mesazhi per te pranishmit. Mark Çuni lindi ne Rranxa Bushat më 30.09.1919, pagëzuar po atë ditë. Ka qenë krijuesi, organizatori dhe shpirti i organizates “Bashkimi Shqiptar”. Pas mbylljes së Kolegjës Saveriane, arrestohet me 7 dhjetor 1945. Qëndron në hetuesi deri më 30 janar 1946. Denohet me vdekje, me pushkatim më 28 shkurt 1946, ndërsa dënimi asht zbatuar me 4 mars të po atij viti. Pushkatohet kur ishte 26 vjeç.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 70 VJETORI I VRASJES SË MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE
Artikulli tjetërQKF KOPLIK, I PARAPRIN ATMOSFERËS SË 7-8 MARSIT