ME KËTË AKTIVITET ÇELET SIPARI I AKTIVITETEVE NE KUADER TE VIZITËS SË PAPËS. 77 vjetori i vdekjes së poetit të njohur, Ndre Mjeda, eshte perkujtuar ne nje aktivitet te vecante me pjesmarrjen e te gjitha trevave shqiptare. Organizatoret e kane kthyer ate ne nje takim mbarekombetar folkloritik me pjesmarrjen e grupeve nga kosova, shqiperia dhe mali i zi. Por ndryshe nga vitet e tjera, “ditet e mjedes” e gjen kete vit kete qender muzeore edhe me rikonstruksionin e plote te shtepise se poetit te madh Ndre Mjeda.

Zv Ministri i Kultures, Zef Cuni vleresoi kete aktivitet i cili hap siparin e aktiviteteve qe ministria e kultures do te organizoje ne kuader te vizites se papa franceskut ne Shqiperi. Kompleksi ne fshatin Kukel perbehet nga dy objekte te lidhur me njeri-tjetrin, Kisha dhe Qela. Te dy objektet jane projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qendruar dhe sherbyer aty per nje periudhe 30 vjeçare (1906-1937). Shtepia e ndertuar ne vitin 1906, paraqet nje ndertim dykatesh te stilit neoklasik. Gjate viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e nje shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte te ndryshme te vete klerikut. Ne shkurt te vitit 2012 MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.Nderkohe qe sot, fale kontributit te komunes Bushat dhe RDP-se, shtepia e mjedes tashme ka nje tjeter pamje.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/6hkROFicRIM?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVELIPOJË, LIÇENSOHEN 310 BIZNESE
Artikulli tjetërARRESTIMET E POLICISË SË SHKODRËS