Lezha ka përkujtuar 79-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashist.Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteran të luftës, pasardhes të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendosen kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.Kryetarja e Organizatës së Veteraneve dhe Pasardhësve të tyre në Lezhe Marte Simoni, solli në kujtese sakrifricen dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë jeten për çlirimin e vendit.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Prefekti Gjergj Prendi vlersuan kontributin e veteraneve që u përfshin në lufte në mbrojtje të atdheut.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Lezhë për 79-vjetorin e çlirimit përfundoi me një dreke festive, ndërsa në këtë veprimtari përkujtimore ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës në këtë qytet.

Artikulli paraprakNË JANAR NIS PUNËSIMI I INVALIDËVE
Artikulli tjetërBLLOKIMI I LEJEVE TË NDËRTIMIT NË LEZHË