Ai nuk jeton më, por miq dhe kolegë të tij përkujtuan 80-vjetorin e lindjes së Viktor Bruçetit. Ai u përkujtua në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, aty ku luajti shumë role.
Kolegë, miq dhe të njohur të Viktorit u ngjitën në skenë dhe dëgjuan një nga interpretimet më të mirë të tij, “Poemën e mjerimit”.
Gjatë këtij aktivitet përkujtimor, bashkëshortja e tij, njëkohësisht aktore e njohur Mirjami Bruçeti, solli grimca historie nga jeta në skenë.
Por, në fjalën e saj për mediat, ajo tha se Bruçeti ka qenë një figurë që nuk është vlerësuar siç duhet.
Aktiviteti u zhvillua në hollin e teatrit “Migjeni” dhe përveç familjarëve dhe miqve të Bruçetit, morën pjesë edhe figura të njohura të artit në Shkodër, por edhe më gjërë.