Lezha ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashist.Në nderim të kësaj ngjarje të rëndësishme, veteran të luftës, pasardhes të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore vendosen kurore me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjergj Prendi sollen në vemendje rolin që ka patur Lezha ne çlirimin e vendit.

I pranishem ne këtë aktivitet Ministri i Drejtesisë Ulsi Manja vlersoi kontributin e veteraneve që u përfshin në lufte per mbrojtjen e atdheut.

80-vjetori i çlirimit të Lezhës u përkujtua dhe nga nxenesit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” të cilët u bënë pjesë e homazheve në varrezat e deshmoreve.

Veprimtaria e organizuar nga bashkia për çlirimin e qytetit u permbyll me pjesë muziko-letrare të interpretuar nga të rinjtë e shkollës së muzikes “Besëlidhja”.

Artikulli paraprakVRASJA E 14 VJEÇARIT/ RAMA HEDH NË DISKUTIM PUBLIK DY PROPOZIME: TË MBYLLIM PLOTËSISHT TIK TOK E SNAPCHAT, APO TË VENDOSIM FILTRA
Artikulli tjetër“NËPËR GJURMËT E ALFABETIT”