Më 22 qershor të 1942 nga regjimi I asaj kohe u vranë 3 heronjtë e Shkodrës Perlat Rexhepi, Jordan Misja dhe Branko Kadia.

Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër dhe familjarë të 3 heronjve përkujtuan rënien e tyre në “Varrezat e Dëshmorëve”. Zamir Llazani, kryetar I LANÇ vlerësoi sakrificën e 3 dëshmorëve ndërsa foli edhe për jehonën që pati në të gjithë vendin rënia e tyre.

Më 22 qershor 1942, tre aktivistët antikomunistë Branko Kadia, Perlat Rexhepi dhe Jordan Misja u rrethuan në shtëpinë e këtij të fundit. Kadija me Rexhepin u shpallën Heronj të Popullit, Jordan Misja dëshmor. Të tre u njohën si “Tre Heronjtë e Shkodrës”.

 

Artikulli paraprakSHPEJTËSIA BURIM AKSIDENTI NË AKSIN SHKODËR- VELIPOJË
Artikulli tjetërKONCERT PËR DITËN BOTËRORE TË MUZIKËS NË SHKODËR