Në 97 vjetorin e ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqi organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër përkujtoi figurën e patriotit i cili dha një kontribut të madh për shtetformimin dhe kombin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij kryetari i LANÇ dënoi veprimet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për situatën që ka shkaktuar në Ukrainë.

Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër me 20 shkurt të vitit 1879 dhe vdiq me 2 mars të 1925. Gurakuqi ishte nënshkrues i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare gjatë çerekut të parë të shekullit 20.

 

Artikulli paraprak“MIRËMËNGJES NGA SHKODRA E DASHTUN”, KRYEMINISTRI RAMA NIS DITËN ME PAMJE NGA KRYEQENDRA E VERIUT
Artikulli tjetërSHKODËR, ORGANIZOHEN “KARNAVALE N’KATEDRALE”