15 korriku në Njësinë Administrative Pult të Bashkisë së Shkodrës përkujtohet prej disa vitesh si dita e dëshmorëve të Dukagjinit në luftën e 1915- ës kundër pushtuesve malazezë. Edhe këtë vit, banorë të zonës, përfaqësues të Bashkisë Shkodër kanë marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor kushtuar këtyre dëshmorëve.

Në fshatin Gjuraj të Planit është ngritur memoriali përkujtimor në përkujtim të dëshmorëve të luftës së 1915- ës. Gjithëka nis me nderimin për ata, duke vendosur kurora me lule dhe bërë homazhet e rastit.

Artikulli paraprakPËRKTHYES I KURANIT, ITALIANI QË U KTHYE NË MUSLIMAN
Artikulli tjetërVELIPOJË, KANOSI ME ARMË NJË SHTETAS, ARRESTOHET 33-VJEÇARI