Përkujtohet kirurgu Frederik Shiroka Tartari: Vepra, eksperiencë e vyer
Në konferencën e parë vjetore shqiptare të Traumës dhe Kirurgjisë së Emergjencave, ku morën pjesë specialistë të njohur nga dhjetëra vende të botës për të dhënë eksperiencat e tyre në kirurgji dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda është përkujtuar edhe një nga figurat më të njohura të mjekësisë shqiptare Doktor Frederik Shiroka. “Është 110- vjetori i lindjes së Frederik Shirokës. Na mbyti politika përmes televizioneve, dhe duhen edhe këto gjërat kulturore. Ne dhamë edhe një çmim “Frederik Shiroka” dhe do t’ia rekomandojmë edhe Presidentit të Republikës që të jap një çmim për të ardhmen, për mjekësinë, siç ishte çmimi Shiroka. Ai quhet themeluesi i bisturisë shqiptare. Nuk ka pjesë të trupit të njeriut të mos ketë kaluar në duart dhe bisturinë Frederik Shirokës, kirurgut të shquar shqiptar”, tha Flamur Tartari, një ndër organizatorë e konferencës. Ndërsa më tej ai shtoi se: “Dr. Frederik Shiroka ben pjesë tek plejada e mjekëve të shquar shqiptarë që studiuan jashtë vendit dhe dhanë një kontribut të madh profesional e humanist në vendin e tyre. Vepra e doktor Shirokës është sjellë me një mirënjohje njerëzore, si eksperience e vyer, si shëmbëlltyrë e së mirës që frymëzon dhe do të jetë e pavdekshme për të gjitha gjeneratat. Armata e mjekëve dhe e kirurgëve të sotëm shqiptarë me aftësi të lartë në profesion, me kulturë të gjerë e vizion të qartë për të ardhmen, grinden e përleshen çdo ditë me vdekjen, për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish, gjë që u tregua konkretisht këto vite që po jetojmë. Kjo pra është trashëgimi e madhe dhe e këtyre bijve të kombit që betimin e Hipokratit që bënë në universitet, deri në ditët e sotme dhe kjo i bën ata të jenë të pavdekshme”, tha Tartari. Frederik Shiroka i lindur në qytetin e Shkodërs është përkujtuar përmes një dokumentari, ku është rrëfyer e gjithë jeta e tij. Dokotor Shiroka lindi në një familje të njohur per tradita patriotike. Vetë historia e familjes Shiroka flet për breza të tërë patriotësh që kanë kontribuuar për Shqipërinë. Shumë njerëz të shquar te familjes si Ndrek Shiroka, Engjell Shiroka (kryearkitekti i Beratit), Filip Shiroka e Vaso Pasha etj ishin krenaria e vendit dhe frymëzim i jetës së tij. Dr. Frederik Shiroka ishte një Nene Terezë e dyte për Shqipërinë, tha ndër të tjera doktor Flamur Tartari duke kujtuar se ai ia kushtoi jeten e tij vetëm zhvillimit te Kirurgjisë Shqiptare në dobi të popullit të tij. Frederik Shiroka punoi pa u lodhur natë e ditë për 20 vjet si kirurg dhe përgatiti breza të nderuar të kirurgjisë shqiptare.