Kolosi muzikës folklorike mbarëshqiptare Sali Mani në 80 vjetorin e tij të lindjes u përkujtua në Malësinë e Madhe me një aktivitet të quajtur “Akademi për Sali Manin”. Një grup shqiptarësh në Amerikë mundësuan një dokumentar dhe ribotimin e librit “Mbrapa lash këngët e mia” për mjeshtrin e çiftelisë Sali Mani i cili shkroi e këndoi gjithë jetën e tij për trojet shqiptare e përbashkimin kombëtar…
Miqtë artistë të Sali Manit të ardhur nga gjitha trevat shqiptare e përkujtojnë atë si një prej këngëtarëve më të shquar të folklorit shqiptar….
Figura të rëndësishme të politikës përtej kufijve erdhën për të nderuar figurën e Sali Manit i cili sipas Nikollë Camaj, nënkryetar i Parlamentit në Malin e Zi në vitet më të vështira me këngët e tij mbajti gjallë frymën kombëtare…
Çmimi “Qytetar Nderi” i akorduar në 2019-ën nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe iu akordua Sali Manit pas vdekjes…
Nga larg në SHBA, përmes dokumentarit të shfaqur vajza e Sali Manit falenderoi për nderimin e figurës së babait të saj…
Sali Mani, një prej më të mëdhenjve të folklorit shqiptar ka krijuar me tekst e melodi 1300 këngë, një pjesë e të cilave kanë mbetur në memorien e kombit shqiptar. Artisti i çiftelisë zgjoi ndjenjën e thellë patriotike gjatë viteve të luftës së Kosovës deri në lirinë e saj. Mori pjesë në shumë festival mbarëkombëtare si dhe numëron shumë çmime e tituj të rëndësishme. Sali Mani lindi në gusht të vitit 1944 në fshatin Dukë në Malësinë e Madhe ndërsa u nda nga jeta më 29 dhjetor të 2009-ës në moshën 65 vjeçare kur kishte ende shumë për të dhënë përmes artit të tij.