PRESIDENTI NISHANI MERR PJESË NË CEREMONINË PËRKUJTIMORE.Komuna e Postribes,  ne qarkun e Shkodres ka perkujtuar sot nje nga ditet e saj me te shenuara, pikerisht 68 vjetorin e kryengritjes se pare antikomuniste ne vend.

Ne kete ceremony merrte pjese presidenti I Republikes Bujar Nishani, I shoqeruar nga perfaqesuesit me te larte te qarkut te Shkodres, si dhe deputete te shkodres. Te pranishmit kane vleresuar kete date te shenuar historike te kombit tone, e cila, i dha lekundjen e pare sistemit komunist ne vend.
Kryengritja e armatosur e 9 shtatorit të vitit 1946 në Postribë është cilësuar si e para kryengritje antikomuniste në të gjithë vendet e Evropës Lindore. Kryengritja e Postribës kujtohet në Shkodër si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas pa gjyq 19 të tjerë. Ndërsa 13 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 123 të tjerë u dënuan me vite të ndryshme burgimi, si dhe u dogjën 18 shtëpi. Qëllimi i kryengritjes ishte të sulmonin pikat kryesore të pushtetit lokal të asaj kohe në Shkodër dhe më pas të rrisnin pjesëmarrjen për të marshuar drejt Tiranës, deri në çlirimin e plotë të vendit nga forcat komuniste. Por kryengritja e Postribës dështoi për shkak të mungesës së organizimit.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/LZGMub3-yYg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA – TIRANA NË ORËN 16:00
Artikulli tjetërPAPA, PUBLIKOHET PLATFORMA E ALTARIT