Është përkujtuar në qytetin e Shkodrës 28-vjetori i martirit të demokracisë Pëllumb Pëllumbi i cili u vra në kufi në 16 Qershor të vitit 1990, në tentativë për tu arratisur nga Shqipëria.
Ajo që ra në sy ishte se këtë vit në ceremoni nuk ishte asnjë përfaqësues i pushtetit vendor as qëndror në nderim të figures së tij.
Me lot në sy e ema e Pëllumb Pëllumbit shpreh habi nga fakti se në këtë ceremon përkujtimore nuk ishte askush tjetër përvec të afërmve dhe gazetarëve
Ndërsa kreu i Shoqatës së ish- të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu shpreh rezerva për forcat politike sidomos partinë demokratike deputetës e së cilës sipas tij është e turpshme të mos ishin të pranishëm në këtë ditë
28 vjet më parë djaloshi 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbi po tentonte të kalonte kufirin në kërkim të një jete më të mirë, por ai u ekzekutua në mënyrë barbare nga personi që i qëndronin besnik regjimit të asaj kohe