Mes familjarësh, kolegësh e miqsh u përkujtua 1-vjetori i ndarjes nga jeta i Fatmir Lishit, Drejtues i “SIGAL UNIQA Group Austria” në qytetin e Shkodrës. Ceremonia nisi me një video ku u shfaqën momente të Lishit gjatë punës së tij mbi 20-vjeçare në kompaninë më të madhe të sigurimeve. Naim Hasa, përfaqësues I Sigal Uniqa I pranishëm në këtë takim vlerësoi kontributin e Fatmir Lishit.

Drejtori I përgjithshë I grupit Sigal Uniqa Group edhe pse nuk ishte prezent dha një mesazh emocionues për drejtuesin e këtij institucioni në Shkodër.

Gjatë ceremonisë, familjes iu dorëzua “Certifikata e Mirënjohjes” për Fatmir Lishin, në shenjë falenderimi për kontributin e vyer dhe profesional në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm. Kjo certefikatë përkon edhe me 25-vjetorin e themelimit të kompanisë. Fatmir Lishi u lind me 13 janar 1956 në Shkodër, në një familje me tradita dhe kontribute për Shkodrën. Ai ka qenë një personazh mjaft aktiv në fushën sociale por edhe të biznesit. Që nga krijimi i kompanisë së sigurimeve SIGAL UNIQA, ai ka qenë drejtor i degës së Shkodrës, duke e ngjitur në nivelet më të larta të preferencave për klientët. Aktiviteti u mbyll me një poezi të ndjerë që emocionoi të pranishmit.

https://youtu.be/c_5AA3TkcC4

Artikulli paraprakTAKIM ME POEZINË E POETIT BESNIK CAMAJ
Artikulli tjetërQATIP OSMANI: JEMI GATI PËR ERZENIN