Në teatrin “Migjeni” është zhvilluar mbrëmja muzikore përkujtimore në nder të 115 vjetorit të lindjes së pianistit të shquar shkodran Tonin Guraziu. Mjeshtri I Madh Zhani Ciko I cili bëri edhe një parathënie për pianistin vlerësoi këtë aktivitet për rëndësinë që ka dhe rikujtimin që duhet t’I bëhet më shpesh figurave që kanë kontribouar në muzikën klasike shqiptare.

Sopranoja Adela Leka teksa tregon emocionet e pjesëmarrjes në këtë event kulturor tha se kontributi I pianistit Tonin Guraziu ka qenë I jashtëzakonshëm.

Nipi I Tonin Gurazniut, Filip Guraziut I emocionuar tha se nuk duhet të ndalet edukimi I brazve të rinj për personalitete të tilla të muzikës klasike në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje muzikor në përkujtim të Tonin Guraziut performuan Rudina Ciko, pianist, Marjana Leka – soprano, Adela Muçollari – koreografe, ndërsa u shfaq edhe një videoprojeksion I përgatitur nga Florian Çanga.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË PUNË, HUMB JETËN 45-VJEÇARI
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: NE JEMI ALTERNATIVA MË E MIRË PËR SHQIPËRINË